E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, policia shpëton 151 emigrantë të paligjshëm në mes të detit

ATHINË- Roja Bregdetare Greke (HCG) bëri të ditur sot se kishte shpëtuar 151 emigrantë të paligjshëm, anija e të cilëve ishte bllokuar në mes të detit pranë ishullit Elafonisos, në jugperëndim të Peloponezit.

"Emigrantët, të gjithë meshkuj, por kombësia e të cilëve nuk është përcaktuar ende, hipën në bordin e një trageti, që pritet të ankorohet në mëngjes në një port fqinj", sipas shërbimit të shtypit të policisë së porteve.

"Në bordin e një anijeje me vela, për itinerarin e të cilës u hap një hetim, emigrantët ishin bllokuar në agim pranë Elafonisos, dhe kishin gjetur strehim në shkëmbinjtë dhe në ishujt aty pranë. Njëri prej tyre u bëri thirrje skuadrave të shpëtimit duke i telefonuar numrit evropian të urgjencës", theksoi policia e porteve.

Në kufirin juglindor të Bashkimit Evropian, Greqia është bërë një nga portet kryesore të emigracionit të paligjshëm në Evropë, kryesisht përmes Turqisë.

Këta emigrantë përpiqen me të gjitha mënyrat të vazhdojnë rrugën e tyre drejt Perëndimit, por shumica bllokohen në Greqi për shkak të bllokimit mes kufijve evropianë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›