E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Zonja e hekurt' e FMN Kristine Lagarde do të martohet

UASHINGTON - “Zonja e hekurt” e FMN Christine Lagarde ka vendosur të martohet. Bashkëshorti i ardhshëm do të jetë natyrisht i dashuri i saj i viteve të fundit, biznesmeni francez Havier Xakanti.

Në konferencën e djeshme për shtyp ajo e prezantoi partnerin e saj, për herë të parë si “bashkëshorti” dhe pas kësaj u përhap lajmi i martesës së mundshme. Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar, entuziazmi dhe lumturia ishin të dukshme, thonë mediat e huaja.

Christine Lagarde ose siç e quajnë ndryshe “Coco Channel e ekonomisë”, për shkak të shijeve tepër të shtrenjta në veshje, është takuar 20 vjet më parë në universitet, me biznesmenin francez, ku edhe janë arsimuar. Dashuria e tyre atëherë ka mbetur e paplotësuar, por ata janë takuar sërish në vitin 2006 dhe që atëherë nuk janë ndarë.

Sipërmarrësi Havier Xakanti do të jetë burri i dytë i Lagarde, e cila ka dy djem nga martesa e saj e parë. 56 vjeçari udhëton çdo muaj në Uashington, për të qëndruar me të dashurën e tij, Christine një javë.

Edhe pse është herët për të folur për veshjen, mediat spekulojnë se “nusja” si diçka gjithmonë, do të zgjedhjë dicka elegante nga shtëpia e Coco Chanel, për të cilën tregon dobësi të madhe. Sigurisht, duhet të ketë kujdes në shpenzimet për veshjet, për popujt prej të cilëve kërkon thjeshtësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›