E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, rrëzohet avioni, 118 viktima

ISLAMABAD-Një avion civil me 127 pasagjerë në bord është rrëzuar në Pakistan duke shënuar 118 viktima.
Avioni i kompanisë ‘Bhoja Air’ u rrëzua në aeroportin e Islamabad pak para se të ulej dhe sipas të dhënave paraprake dyshohet se numri i viktimave është plot 118 persona.

Mendohet se shkak i aksidentit të ketë qenë moti i keq, por do të jenë hetimet që do të zbardhin shkaqet e rrëzimit. 

Boeing 737 u nis nga Karachi dhe duhet të ulej në kryeqytet, Islamabad. Kulla e kontrollit humbi kontaktin me avionin rreth orës 18:40 minuta me orën lokale të Pakistanit, pak para se të mbërrinte në aeroport. Mediat lokale bejne te ditur se përplasja ndodhi pranë bazës ushtarake të Chaklala, pranë qytetit të Raëalpindi, një zonë rezidenciale. Vërtetohet se në ato orë zona ishte përfshirë nga një mot i keq.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›