FSK do të zhvillojë stërvitjen "Shqiponja 1"
PRISHTINË-Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të kryejë stërvitjen "Shqiponja 1" duke filluar nga data 20 deri më 30 prill 2012, në rrethinën e Pejës, Prizrenit dhe Gjilanit.
Në njoftimin e përbashkët për shtyp të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it, thuhet se, "stërvitja është planifikuar si një Operacion i Reagimit ndaj Fatëkeqësive sipas skenarëve të ndryshëm gjatë të cilëve FSK-ja do të duhet të veprojë në mbështetje të popullatës në komunat e përmendura".
Të gjitha njësitë parashikohet të kryejnë, ushtrojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre në lidhje me misionin bazë, siç është zjarrfikja, deminimi apo mbrojtja kundër materieve të rrezikshme dhe kërkim – shpëtimi. Në këtë mënyrë, të gjitha kapacitetet veç e veç do të testohen sipas skenarit të veçantë të fatëkeqsisë.
Kjo stërvitje është vazhdim i stërvitjes "Luani i Shkathët 4" i kryer në fund të shtatorit 2011. "Shqiponja 1" është planifikuar nga FSK-ja dhe do të kryhet nga FSK-ja me Komandën e Forcës Tokësore (KFT) si një staf kontrollues për vartësit e vet dhe njësitet në ushtrim sikurse janë Brigada e Reagimit të Shpejtë dhe Brigada për Mbështetje Operacionale.
KFOR-i ka asistuar gjatë gjithë procesit të planifikimit të stërvitjes dhe do të mbështesë vëzhguesit dhe kontrolluesit gjatë monitorimit dhe vlerësimit të ushtrimit. KFOR-i do të mbështesë edhe përgatitjen e raportit përfundimtar vlerësues. Në lidhje me këtë, oficerët e NATO-s dhe KFOR-it do të jenë të angazhuar në mënyrë aktive gjatë tërë kohës sa do të zgjasë ushtrimi.
Forca e Sigurisë së Kosovës njofton popullatën se gjatë stërvitjes nga data 20 deri 30 prill do të ketë lëvizje të kolonave të automjeteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrugët lokale dhe rrugët magjistrale dhe gjtihashtu zhvendosje në rrethinat e komunave të lartëpërmendura. Me rastin e mbajtjes së këtij ushtrimi, FSK-ja siguron qytetarët se në asnjë mënyrë nuk do të shkaktojë ndonjë problem për pronat dhe lirinë e lëvizjes së tyre.
(d.b/BalkanWeb)