Masakruesi i Oslos, Breivik : Kam qenë njeri i mirë
OSLO- Anders Behring Breivik, i gjykuar për masakrën e 77 personave vitin e kaluar ne Norvegji, u shpreh sot para gjykatës së Oslos se ka qenë “një njeri i mirë”, i cili ka trajnuar veten për të eliminuar emocionet, “ndaj edhe ka kryer sulmet”.
Breivik u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve për të pestën ditë me radhë, në lidhje me sulmet fatale të korrikut të kaluar në Norvegji.
Të enjten, Breivik ka treguar se si ka luajtur lojëra kompjuterike deri në 16 orë në ditë për “qëllime trajnimi”. Ai ka thënë se ka planifikuar të vriste 569 persona në ishullin Utoja “në vend të 69-ve që ka vrarë”. Tetë të tjerë janë vrarë të njëjtën ditë nga një makinë bombë që Breiviku ka shpërthyer pranë ndërtesave qeveritare në Oslo.
Breivik i ka pranuar vrasjet, por është vetëdeklaruar i pafajshëm, duke thënë se ka vepruar në “vetëmbrojtje” kundër politikave multikulturaliste të Qeverisë norvegjeze.
Gjykata ka paraparë që dëshmia e Breivikut të zgjasë pesë ditë e gjysmë. Breivik përballet me një dënim prej 21 vitesh, ndërkohë që dënimi mund të rritet për ta mbajtur autorin e dyshuar të masakrës së Norvegjisë, në burg të përjetshëm. Vete ai nuk ka shprehur deri tani asnjë brerje ndërgjegje për aktin kriminal, c’ka është cilësuar një provë e rëndë për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e masakrës.
(el.me/BalkanWeb)