E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, policia zbulon një grup grabitësish, kapen 3 shqiptarë

ATHINE - Policia greke bën të ditur se ka asgjësuar një grup me 6 shtetas shqiptarë, që cilësohen si tepër të rrezikshëm, prandaj me urdhër të prokurorit, u publikuan emrat dhe fotografitë e tre të arrestuarve dhe të një tjetri që është ende në kërkim.

Të arrestuar janë: Marjan Ndoci 23 vjec, Krisard Pusi 19 vjec, Eduard Ulndreaj 23 vjec, ndërsa në kërkim është shtetasi Pëllumb Pusi, 26 vjec dhe 2 persona të tjerë.

Sipas policisë, deri tani janë zbardhur si vepër e tyre, 17 grabitje me armë në pika karburanti dhe në 7 dyqane. Në tre prej grabitjeve, autorët kishin shtënë me kallashnikov, por pa plagosur ndokënd.

Grabitjet janë kryer nga 26 shtatori 2011 deri më 28 nëntor 2011, kryesisht në zonën veri-lindore të Athinës.

Tre nga pjesëtarët e grupit u arrestuan pas një operacioni të korrdinuar të policisë në dy banesa në Nea Halkidona dhe Sepolia, ndërsa për të tre të tjerët u shpall kërkimi.

Pas kontrolli të kryer në banesat, policia gjeti dhe sekuestroi, një kallashnikov, dy pistoleta, një sasi fishekësh, një garamtë difensive, katër laptopë, dy peshore precizioni, maska, si dhe tre automjete, dy prej të cilave rezultuan të vjedhura.

Policia po vazhdon hetimet, nëse grupi implikohet edhe në akte të tjera. Lidhje te tjera FOTO: Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 3 në kërkim. Grabisnin me armë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›