Shuhet Nina Mula, shteti dhe politika mesazhe ngushëllimi familjes
TIRANË-Politika shprehu keqardhje të thellë sot për ndarjen nga jeta të sopranos Nina Mula. Presidenti, kryeparlamentarja, kreu i PS vlerësuan maksimalisht figurën e sopranos së mirënjohur.
TOPI
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi të enjten, një mesazh ngushëllimi familjes Mula, për ndarjen nga jeta të sopranos, artistes së mirënjohur shqiptare, Nina Mula.
"Skena shqiptare dhe arti operistik shqiptar humbën sopranon e talentuar dhe të shquar ndër vite për origjinalitetin dhe temperamentin artistik, por edhe një njeri tepër të dashur, të drejtpërdrejtë e të sinqertë", thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
"Në panteonin e personaliteteve me një kontribut të jashtëzakonshëm për artin shqiptar, Nina Mula do të mbetet e skalitur si një grua fisnike, e cila me veçoritë e jashtëzakonshme vokale, me sharmin dhe individualitetin artistik dhe me përkushtimin ndaj profesionit, bëri për vete zemrat e publikut shqiptar, si soliste e Teatrit të Operës dhe Baletit, por dhe si një pedagoge e shumë brezave artistësh të skenës operistike", citohet mesazhi i Kreut të shtetit.
TOPALLI
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i shprehu sot familjes Mula, ngushëllimet për ndarjen ga jeta të artistes së madhe Nina Mula.
Në mesazhin e saj, znj. Topalli ndër të tjera shkruan se "sot e gjithë Shqipëria humbi muzën e "Valsit të lumturisë", artisten e madhe me të cilën është krenuar dhe do të krenohet gjithnjë. Arti shqiptar humbi sopranon me një zë të rrallë".
"Zëri i saj heshti sot, por ky zë mbetet i pavdekshëm, sepse Nina do të mbahet mend përjetë me admirim si artistja me gjak rus, që e deshi aq shumë Shqipërinë e shqiptarët, dashuri të cilën e përcolli me aq emocion, pëmes vokalit të saj të mrekullueshëm. Nina u nda sot nga ne, por la pas një pasuri të madhe muzikore, unike siç ishte ajo vetë", thuhet në mesazhin e kryetares së Kuvendit.
RAMA
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh sot i prekur për ndarjen nga jeta të sopranos, Nina Mula.
Sipas kreut të PS, Nina Mula ishte një grua dhe pedagoge e admirueshme.
“Pa Nina Mulen s'do kishim Inva Mulen dhe te tjera yje te vokalit operistik shqiptar. Një grua e pedagoge e admirueshme. U prehte në paqe”, shprehet Rama në faqen personale të rrjetit personal social, Twitter.
(d.b/BalkanWeb)