E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, pranga 2 shqiptarëve, u kapën me heroinë e kanabis

Policia greke ka vënë në pranga 2 shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen ”për posedim dhe trafikim të sasive të mëdha të heroinës e kanabisit”.
 

Gjatë një operacioni të koordinuar u arrestuan dy shqiptarët dhe u gjetën 2.8 kg heroinë, 25.4 kg kanabis, 1 makineri presimi dhe pajisje laboratorike, 900 Euro, 5 peshore precize dhe 3 telefona celularë. Çështja ndaj dy shqiptarëve të arrestuar u dërgua për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Athinës.
 

Pas informacioneve, policia identifikoi 2 shqiptarët dhe shtëpinë që përdornin si hapësirë për magazinimin, përpunimin dhe ripaketimin e lëndës narkotike në Athinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›