E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet në Gostivar, Gruevski: Më vjen keq, ngjarje tragjike për shtetin

Maqedoni- Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e dy të rinjve që u vranë në Gostivar, duke shtuar se ajo ishte një ngjarje tragjike jo vetëm për ta por edhe për shtetin maqedonas.

“Rasti në Gostivar është ngjarje tragjike për tre familje, por edhe në përgjithësi për mbarë shtetin. Të gjithë ne ishim të tendosur nga ajo që ndodhi. Më vjen keq për gjithë këtë që ka ndodhur dhe shpreh ngushëllime deri te familjet e të vrarëve”- citohet kryeministri Gruevski nga mediat maqedonase.

Më tej Gruevski ka shtuar se jeta e çdo personi duhet të respektohet siç duhet të respektohen përkatësitë fetare dhe etnike mes popujve.

Jeta e njeriut, shtoi ai ka çmim të lartë dhe kjo duhet të respektohet, ndërsa të gjithë ne duhet të investojmë në respektin e ndërsjellë edhe si njerëz, ndërsa gjithashtu edhe si komunitete të ndryshme etnike dhe fetare- tha Gruevski.

Pak ditë më parë dy të rinj shqiptarë u vranë në Gostivar nga një polic maqedonas pas një sherri banal. Konfliktet mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni janë shtuar së fundmi duke shënuar edhe përplasje të dhunshme mes tyre.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tirana zyrtare dënon vrasjet në Gostivar: Të bëhet drejtësi Tiranë- Tirana zyrtare ka ndëshkuar ashpër vrasjen e dy të...
  2. Vrasjet në Maqedoni, AK: Të ndëshkohen autorët Tiranë- Për vrasjet e dy të rinjve shqiptare pak ditë...
  3. Vrasja e dy shqiptarëve në Gostivar, protesta kundër dhunës policore Maqedoni- Vrasja e dy të rinjve shqiptarë nga një polic...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›