E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, pranga tre personave të shpallur në kërkim

Policia e Vlorës është vënë në veprim pas marrjes së informacioneve në rrugë operative se brenda një automjeti në rrugën e Skelës ka pasur persona në kërkim.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa L 15 TJC me xhama të errët.

Të kërkuarit fillimisht nuk iu përgjigjen thirrjes së policisë për t’u ndaluar duke plagosur njërin prej policëve, teksa më pas u bë i mundur ndalimi i mjetit dhe arrestimi i tyre.

Në mesin e tre personave të arrestuar është edhe Paulo Sakaj, i cili në bashkëpunim me të vëllanë plagosën me 29 shkurt shtetasin Zaho Danaj. Shkak ishte bërë borxhi prej 30 mijë eurosh që djali i këtij të fundit u kishte vëllezërve./Start/

                                                                                             2012-03-03 12:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›