Vrasja e 2 të rinjve shqiptarë, Gruevski: Tragjedi në 3 familje
SHKUP- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski shprehu sot keqardhje për rastin me vrasjen e dyfishtë në Gostivar dhe shprehu ngushëllime deri tek familjet e të vrarëve. Me këtë rast ai theksoi se pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në vend duhet të investojnë në respekt të ndërsjellë.
"Rasti në Gostivar është ngjarje tragjike për tre familje, por edhe në përgjithësi për mbarë shtetin. Të gjithë ne ishim të tendosur nga ajo që ndodhi. Më vjen keq për gjithë këtë që ka ndodhur dhe shpreh ngushëllime deri te familjet e të vrarëve", tha kryeministri Gruevski, i cili ishte i pranishëm në dorëzimin e pensioneve speciale të dyzet artistëve të Maqedonisë.
Sipas Gruevskit, komunitetet etnike në Maqedoni duhet të respektojnë njëri-tjetrin në mënyrë të ndërsjellë.
“Jeta e njeriut, shtoi ai ka çmim të lartë dhe kjo duhet të respektohet, ndërsa të gjithë ne duhet të investojmë në respektin e ndërsjellë edhe si njerëz, ndrësa gjithashtu edhe si komunitete të ndryshme etnike dhe fetare”.
(d.b/MIA/BalkanWeb)