E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, presidenti vijon me ciklin e dytë të takimeve për qeverinë

ATHINE - Greqia dhe bota është në pritje të përfundimit të lëvizjeve të presidentit Papulias, për krijimin e një qeverie koalicioni, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja në vend.

Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias filloi këtë në mbrëmje kontaktet individuale me krerët politikë. 

Takimi i parë me Panos Kamenos (Grekët e Pavarur). Pas bisedimeve Kamenos deklaroi për shtypin se, dialogu i fragmentuar nuk e ndihmon transparencën duke komentuar  kështu faktin, që Papulias takon një nga një liderët politikë, pas takimit me Samaras, Cipras dhe Venizelos. Ai kërkoi, megjithatë, që pas takimeve të veçanta me udhëheqësit e partive, rezultatet e tyre të diskutohen në tryezën e përbashkët, e cila do të analizojë gjendjen aktuale të vendit, politikën e jashtme dhe sigurinë.

më pas me Aleka Papariga (Partia Komuniste), Fotis Kuvelis (E majta demokratike) Nikolaos Mihaloliakos (Agimi i Artë), pas konsultimeve që zhvilloi në mesditë me kryetarët e ND, SYRIZA dhe PASOK, përkatësisht Antonis Samaras, Aleksis Cipras e Evangelos Venizelos. "Konsultimi vazhdon", tha ndërsa largohej nga Presidenca, kryetari i ND. 

Duket se gjithçka bllokohet nga qëndrimi i kreut të SYRIZA, Aleksis Cipras i cili deklaroi se nuk do të bashkëpunojë për krjimin e një qeverie që mbështet Memorandumin e masave dhe që nuk pranon kushtet e tij. "Më kërkojnë bashkëpunim në krim. Më kërkojnë të injoroj votën e popullit, i cili kundërshtoi zbatimin e Memorandumit", tha Cipras. Ai refuzoi edhe kërkesën e Samaras për të dhënë një "vote tolerance" duke deklaruar se "Kushtetuta nuk e parashikon". Cipras deklaroi se "ND, PASOK e DIMAR kanë rënë dakort, le të shkojnë përpara pa ne". 

Edhe SKY NEWS njoftoi se palët politike në Greqi, kanë rënë dakort për një qeveri me mandat 2 vjeçar, pa pjesëmarrjen e koalicionit të Cipras. Agjencia italiane e lajmeve ANSA e publikoi këtë lajm, të shoqëruar me një deklaratë të kryetarit të DIMAR, Fotis Kuvelis sipas të cilit, njoftimi ishte një gënjeshtër e paturpshme dhe përçarëse e Aleksis Cipras. Ai shtoi se "kreu i SYRIZA i ka tejkaluar kufijtë e mjerimit politik".

Sondazhet sugjerojnë rritjen e popullaritetit të SYRIZA, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 Majit për shkak të fushatës anti-memorandum. Një votim i ri mund t'i bëjë ata partinë më të madhe në një koalicion anti-memorandum, i cili sipas analistëve mund të kërcënojë anëtarësimin e Greqisë në euro.

Në këto kushte paralajmërimet e Brukselit, Berlinit dhe institucioneve financiare për Greqinë, sa vijnë e ashpërsohen dhe mediat ndërkombëtare me gazetarët e tyre të instaluar në Athinë, bëjnë parashikime nga më të ndryshmet. 

Revista gjermane “Der Spiegel” ka përgatitur shkrimin me titull "Mirupafshim Akropolis" dhe me nëntitull "Përse Greqia duhet të braktisë euron". Revista gjermane tregon në foto, rrënojat e Akropolit dhe një kolonë që ka rënë dhe ka thyer dy euro. “Në rritje vetëdija e Athinës. se duhet të braktisë unionin monetar”, shkruan ndër të tjera, revista gjermane.

Agjencia e vlerësimit Fitch shkruan në raportin e saj se “Në rastin e daljes së Greqisë nga euro për shkak të krizës politike ose në një fazë të mëvonshme, Fitch ndoshta do të vërë për gjithë zonën euro vlerësimin negativ. Siç raportohet, ndikimi i daljes së Greqisë nga zona e euros nuk mund të përcaktohet, pasi varet se si do të ndodhë dhe se si do të reagojë Evropa. 

Romano Prodi: Nëse Greqia lë euron, vendet e tjera do të fillojnë të rrëzohen si një shtëpi prej letre nga goditjet e spekulimeve.

Një deklaratë “bombë” bëri sot ish zëvendëskryeministri grek Theodhoros Pangalos për Sunday Telegraph. “Nëse Greqia nuk respekton marrëveshjet e nënshkruara me partnerët, atëherë paratë që kemi do të përfundonin në 6 javët e ardhshme dhe vendi do të hyjë nën një falimentim të egër dhe të pakontrollueshëm”, tha Pangalos. Lidhje te tjera Ish-zv.kryeministri Pangalos: Greqia ka para edhe për 6 javë Greqi, sondazhi: Nëse përsëriten zgjedhjet, SYRIZA del forcë e parë SYRIZA e Agimi i Artë, dy forcat që tronditën skenën politike greke Brukseli e Berlini: Eurozona mund t'ia dalë dhe pa Greqinë BE, Van Rompuy: Drejtuesit grekë më shumë përgjegjësi kombëtare SHBA, shqetësim dhe shpresë për zhvillimet në Greqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›