E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë, policia zbulon 37 trupa të pajetë në Monterrei

MONTERREI - Të paktën 37 trupa të pajetë dhe të gjymtuar u gjetën sot përgjatë një rruge në një rajon verior të Meksikës, në afërsi të në zone metropolitane në Monterrei.

“Po i mbledhim të gjitha pjesët e trupave të gjetur dhe deri tani rezultojnë të paktën 37 persona të vrarë dhe të gjymtuar. Përveç se të gjymtuar, një pjesë e trupave janë edhe të djegur dhe të futur në çanta plastike në ngjyrë të zezë, po ashtu të lëna përgjatë rrugës", deklaroi një zëdhënëse e Prokurorisë Rajonale në Nuevo Leon, që ka si kryeqytet ekonomik Monterrein.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›