Greqi, prindër të dëshpëruar dërgojnë fëmijët në jetimore
ATHINE - Viktima të krizës në Greqi, janë më së shumti fëmijët e familjeve që kanë probleme të rënda ekonomike, pasi në shumë raste janë të detyruar të ndahen nga prindërit e tyre.
Tronditëse janë historitë e shkruara në gazetën “Ethnos”. Aty thuhet se prokuroria e të miturve pret cdo ditë kërkesa nga prindër, grekë dhe emigrantë të huaj, të cilët nuk janë në gjendje t’iu ofrojnë fëmijëve të tyre jetesën e nevojshme, dhe për këtë shkak kërkojnë t’i dërgojnë ata në institucione bamirësie e kujdesi, derisa gjendja të rregullohet.
Familjet që jetojnë në varfëri janë rritur mjaft këtë vit dhe prindërit të cilët gjithmonë dëshirojnë të mirën për fëmijët e tyre, por nuk janë në gjendje t’ua ofrojnë, nuk shohin zgjidhje tjetër përveçse t’i dërgojnë ata në një jetimore, ku mund të gjejnë strehim dhe ushqim.
Gazeta vecon rastin e një nëne 30-vjeçare, e cila me lotë në sy kërkonte të linte në jetimore dy djemtë e saj, pasi nuk mund të kujdesej për ta. Gruaja tha në prokurori se nuk kishte para për të paguar qiranë dhe për shkak të mospagesësm i kishin prerë edhe energjinë elektrike.
Një tjetër histori tronditëse është ajo e një çifti bashkëshortësh, të cilët kishin një biznes, që u mbyt në borxhe dhe falimentoi. Prindërit shkuan në zyrën e prokurorit të Athinës, duke kërkuar të cojnë në një institucion fëmijët e tyre të mitur për më shumë kujdes.
Nga ana e tyre, prokurorët bëjnë atë cfarë munden për të gjetur zgjidhje, që fëmijët të mos ndahen nga familjet dhe të fitojnë qoftë edhe pak kohë, në rastin kur prindërit janë në procese gjyqësore për borxhet e tyre. Ka raste kur prokurorët e gjejnë zgjidhjen, por ka edhe të tjera kur fëmijët të përfundojnë në jetimore.
Gjysmën e parë të vitit 2011 fshati i fëmijëve SOS ka pritur shumë prindër që duan të lënë aty fëmijët e tyre, dhe kërkesat janë rritur me 65%.
Shumica e familjeve që lënë fëmijët e tyre në jetimore janë familje greke, 80% dhe vetëm 20% janë emigrantë të huaj