E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, motrat e mitura dergjen në shtrat, prindërit apel për ndihmë

PUKË- Në mesin e dhimbjes dhe skamjes për ti mbajtur gjallë dy vajzat e tyre 3 dhe 6-vjecare, të cilat nuk lëvizin, nuk ushqehen dhe nuk kuptojnë asgjë, kjo është drama që po përballen bashkëshortët Vocrri në fshatin Kryezi të Pukës.

Dy vajzat e mitura vuajnë nga sëmundja e epilepsisë celebrale dhe luksesioneve, pa shpresë se një ditë mund të bëhen më mirë. Ata ushqehen përmes sondave dhe shiringave si e vetmja mënyrë për ti mbajtur gjallë. Dy motrat dergjen para prindërve të tyre të pafuqishëm për ti siguruar ilacet, ushqimet dhe paisjet me të cilat ata i mbajnë në jetë.

“I lutem shtetit, kryeministrit, ti marrin parasysh dhe ti shohin këta dy fëmijë dhe sa të kenë mundësi të më ndihmojnë”,- apelon për ndihmë babai i dy vajzave të sëmura, Ylber Vocrri.

Të pajtuar me fatin e keq të fëmijëve të tyre, famijla Vocrri në fshatin e largët në Pukë nuk kërkon agjë përvec paisjve dhe barnave që mbajnë në jetë këta fëmijë që shpresohet se do i sigurojë ministria Shëndetësië.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pukë, motrat e mitura dergjen në shtrat, prindërit apel për ndihmë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›