E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bypassi, banorët kërkojnë të mos u prekë shtëpitë

Shkodër-Pa nisur akoma puna në terren për ndërtimin e tij, projekti i Bypassit të Shkodrës ka gjetur kundërshtitë e para. Pas hapjes së tenderit më 5 tetor për ndërtimin e këtij By Passi dhe pasi kanë mësuar projektin, banorët e lagjeve periferike ku kalon investimi në fjalë kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre. Këtë të premte ata janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës, zyrtarët e së cilës nuk i kanë pritur, ndërsa u është thënë se akoma nuk ka ardhur projekti final dhe nuk dihet e si do të implementohet në terren ky investim, ndërsa shtojnë se ndërtimi i Bypasit nuk është në varësi të Bashkisë Shkodër, por të Ministrisë së Transporteve. Sipas projektit dhe hartave të vëna në dispozicion, do të preken disa shtëpi banimi, e disa të tjerave u kalon në hyrje të shtëpive. Banorët thonë se ekziston mundësia që ky projekt të devijohet pa prekur shtëpitë e tyre që janë edhe legalizuar. D.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›