E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kap hajdutët duke i marrë delet, plagos njërin

Shkodër- Nuri Nasufi po përcillte siç e do zakoni një mik deri te porta e jashtme e shtëpisë, ku ka zbuluar vathën e zbrazët të bagëtive dhe ka parë 3 hajdutët të iknin bashkë me 80 delet e tij. Kjo ishte rastësi fatlume për të dhe ters për hajdutët, njëri prej të cilëve mbeti i plagosur nga e shtëna e çiftes së bariut, dje në Bërdicë të Shkodrës. Policia arrestoi 2 prej autorëve të vjedhjes në tentativë, 25-vjeçarin Sokol Kola nga Bushati, i cili mbeti i plagosur dhe duke mos mundur të vrapojë për shkak të dëmtimit në këmbë është fshehur poshtë një ure ku dhe është kapur nga polica dhe Fabian Dodaj, 22 vjeç, po nga Bushati, i cili është ndaluar paraditen e djeshme. Policia ndërkohë është në kërkim të personit të tretë, i cili dyshohet se ka patur armë zjarri automatik me vete. Të gjitha bagëtitë e vjedhura, të cilat ishin dërguar nga 3 autorët në drejtim të bregut të Drinit, janë gjetur dhe kthyer të zotit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›