E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, pritet shpallja e zgjedhjeve

Të tjera rreth shkrimit Pranga ish ministrit të mbrojtjes Greqi - Kryeministri grek Lucas Papademos pritet të shkojë sot më vonë gjatë ditës në zyrën e predisentit për t’i kërkuar shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme. Data e zgjedhjeve pritet nga të gjithë të jetë 6 maji, çka do të thotë një fushatë e shkurtër dhe e ngarkuar.
Sondazhet tregojnë se parti të vogla që kundërshtuan aprovimin e masave shtrënguese do të forcojnë pozitat e tyre si shkak i reagimit popullor ndaj këtyre masave. Si Pasok, ashtu edhe Demokracia e Re, që mbështesin aktualisht qeverinë teknike, pritet të pësojnë rrjedhje votash në favor të partive më ekstreme në të majtë dhe të djathtë të spektrit.
Papademos arriti muajin e kaluar të sigurojë aprovimin për dhënien e një kësti të dytë ndihme ndërkombëtare prej 130 miliardë dollarësh. Ekonomia greke është tkurrur me 16% në katër vitet e fundit si pasojë e krizës.
(ep/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›