Greqi, protesta jashtë parlamentit grek për masat e kursimit
Qytetarët grekë kanë mbajtur të dielën një protestë në heshtje jashtë parlamentit të Athinës, lidhur me planin e kursimit që parashikon shkurtimet në shpenzimet publike dhe rritjen e taksave. Disa nga protestuesit mbuluan fytyrat e tyre me maska të bardha për të simblizuar atë që përshkruanin "Qytetarë të padukshëm pa zë". Protestuesit mbanin në duar pankarta duke thënë "Taksoni kishat dhe bankat" dhe "Hetoni tregun e aksioneve". Protestuesit gjithashtu kritikuan Bashkimin Europian për reagimin e ngadaltë ndaj problemve të Greqisë, dhe thanë se tashmë shteti helen ka rënë nën kontrollin e BE-së dhe të FMN-së, duke e humbur kështu demokracinë dhe pavarësinë e saj. Zemërata greke ka lindur nga politikanët e korruptuar që ndër vite kanë vjedhur para në arkën e shtetit, dhe tashmë njerëzit janë thirrur për të mbuluar borxhin kombëtar të vendit. Kjo ka krijuar ndjenjën se të varfërit janë duke e paguar krizën më shumë se të pasurit. "Gjithsecili është në faj, dhe sa më i vjetër të jesh aq më shumë në faj je për këtë", tha një nga protestuesit e maskuar, Antonis.
Disa nga protestuesit bënë thirrje për ti dhënë fund dhunës pas vrasjes së tre bankierëve të cilët u vranë gjatë trazirave të javës që lamë pas.