Greqi protesta kunder impiantit te plehrave

Për të tetën ditë rresht kanë vazhduar përleshjet mes forcave të policisë dhe banorëve të Kerateas, në jug të Athinës.
Sipas raportimeve të mediave greke, qytetarët kundërshtojnë ndërtimin e një impianti për zbrazjen e mbeturinave në këtë zonë.
Burimet saktësojnë se incidentet e regjistruara, të pakësuara krahasuar me ditët e mëparshme, kanë cuar në arrestimin e dy personave.
Qytetarët pretendojnë se për ndërtimin e impiantit nuk janë ndjekur procedurat normale dhe ai i bie të ndërtohet pranë një parku arkeologjik.