E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi protesta kunder shkurtimit te shpenzimeve qeveritare

Policia greke dhe protestuesit u perleshen nderkohe qe mijera njerez mbushen sot sheshin qendror te Athines per te protestuar ndaj masave per shkurtimet e shpenzimeve. Zyrtaret e Bashkimit Evropian thone se politikanet greke duhet te shkurtojne shpenzimet nese duan te marrin ndihma te tjera ekonomike.

Policia greke perdori gaz lotsjelles per te mos lejuar protestuesit te bllokonin sot ndertesen e parlamentit ne Athine para debatit per shkurtime te tjera qe do te bejne te mundur sigurimin e kredive nderkombetare per ta shpetuar Greqine nga kriza financiare.

Perleshje pati mes policise dhe grupeve te vogla te demonstruesve nderkohe qe mbi 20 mije protestues u mblodhen ne qendren e kryeqytetit.

Policia mbylli nje pjese te madhe te rrugeve ne qender te Athines per trafikun dhe kembesoret per te lejuar ligjvenesit te arrinin me makina deri tek parlamenti.

Qeveria e kryeministrit Jorgo Papandreu duhet te miratoje kete muaj nje program masash te rrepta shkurtimesh prej 28 miliard eurosh per te mos rrezikuar humbjen e financimit nga paketa 110 miliarde eurosh e kredise se dhene nga vendet evropiane dhe Fondi Monetar Nderkombetar.

Per tiu permbajtur kushteve socialistet e zotit Papandreu e braktisen premtimin per mosvenien e taksave te reja dhe pergatiten nje program privatizimi kater-vjecar me vlere prej 50 miliarde eurosh duke nxitur edhe me tej protestat kunder shkurtimeve nga grupet e prekura prej tyre.

Greva e pergjithshme nga sindikatat bllokoi sherbimet publike ne te gjithe vendin.

Te gjitha masat qe duan te marrin do te jene te perhershme. Njerezit nuk kane menyre tjeter per tu mobilizuar pervec se te zhvillojne greva dhe protesta tha nje mesues.

Disa nga pikat kryesore turistike perfshire Akropolin ishin te mbyllura per vizitoret.

Hekurudha kombetare e qytetit ishte braktisur dhe protestat kishin bllokuar edhe trafikun detar ne portin e Pireut.

Anetarja lokale e parlamentit Vera Nikolaidu anetare e Partise Komuniste thote se qeveria ka ne plan te shkaterroje gjithcka qe ka mbetur.

Ata po shkaterrojne gjithcka. Prandaj duhet te dergojme nje mesazh ne drejtimin e duhur permes protestave te organizuara ne menyre qe te bllokojme votimin.

Disa nga ligjvenesit e partise ne pushtet i kane kritikuar publikisht shkurtimet. Nje prej tyre u largua dje duke reduktuar shumicen parlamentare te zotit Papandreu. Ndersa nje socialist tjeter tha se do te votonte kunder projektligjit.

Me renien e vleresimit te kredise Greqia po mbijeton me ane te paketave te ndihmave nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar. Megjithate Athina do te kete nevoje per ndihma shtese vitin e ardhshem per mbulimin e boshlleqeve financiare meqenese normat e larta te interesit nuk do ta lejojne ate te preke tregun e bonove te thesarit ndryshe nga cishte parashikuar ne marreveshjen fillestare te ndihmave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›