Rinisin bombardimet. NATO sulm intensiv ne Napoli

NATO fillon pas një ndërprerjeje tre ditore bombardimet gjatë natës në Tripoli. Avionët luftarakë të Aleancës kanë sulmuar sërish objektiva në kryeqyte. Televizioni arab Al-Xhasira, duke iu referuar televizionit shtetëror libian, njofton se janë goditur objekte ushtarake dhe civile. Më herët avionët e NATO-s kishin hedhur në qytetin Slitan fletëpalosje, në të cilat kërkohej që trupat e pushtetmbajtësit Muammar al-Gaddafi të tërhiqeshin.
Fletëpalosjet e hedhura nga ajri i paraprijnë ofensives së rebelëve të cilët kanë marrë dhe kontrollin e klikës një qyteze të vogël 150 km në veriperëndim të Tripolit.
Në zhvillime të tjera, Kanada ka lajmëruar se e njeh Këshillin Tranzitor Kombëtar si qeverinë e vetme legjitime të Libisë.Kanada me këtë vendim, ju është bashkuar Francës, Spanjës, Italisë, Gjermanisë, Katarit dhe Emiratave të Bashkuara Arabe që tashmë e kanë njohur këshillin e udhëhequr nga rebelët.