Kryeministri Erdohan fillon ndertimin e konsensusit ne parlamentin e Turqise

Partia e Drejtesise dhe Zhvillimit ne Turqi fitoi zgjedhjet e pergjithshme per here te trete rradhazi. Partia ka shtuar numrin e votave ne favor te saj duke siguruar rreth 50 per qind te tyre. Por kryeministri Rexhep Taip Erdogan nuk arriti objektivin e tij per te fituar shumicen prej dy te tretave ne parlament te nevojshme per te ndryshuar kushtetuten.
Perkrahesit e partise ne pushtet AK festuan fitoren e tyre te madhe. Perkunder atmosferes se tensionuar te zgjedhjeve votuesit duken te qete dhe te fokusuar ne te ardhmen pas votimeve te se dieles.
Mbetja ne pushtet e Taip Erdohanit eshte lajm shume i mire per Turqine. Tani ne duhet ta heqim kushtetuten tone ushtarake dhe ta zevendesojme ate me nje kushtetut demokratike thote nje votues.
Megjithate kjo grua votoi per partine kryesore te opozites.
Une jam pak e zhgenjyer por nese kryeministri nuk vepron si nje mbret ne do te jemi ne rregull thote ajo.
Perkunder fitores se madhe te zotit Erdohan me 50 perqind te votave ai nuk arriti objektivin e tij per te fituar nje shumice prej dy te tretash e nevojshme per te miratuar ndryshimet kushtetuese qe eshte perparesi kryesore e administrates se tij.
Analisti politik Cengiz Aktar thote
Mesazhi i elektoratit ishte i qarte per mua zoti Erdohan vazhdon te qendroje ne pushtet. Por ai po konsultohet me opoziten ne parlament per te zgjidhur ceshtjet e rendesishme si kushtetuten dhe konfliktet.
Me 325 vende ne parlament zotit Erdohan i mungojne vetem pese vota per te qene i afte te organizoje nje referendum per reformat kushtetuese. Pra ai ka nevoje per mbeshtetjen e te pakten nje partie tjeter ne parlament per te arritur kete synim. Ne fjalimin e tij drejtuar perkrahesve pas fitores kryeministri hoqi dore nga retorika e tij tradicionale polarizuese dhe beri thirrje per konsensus.
Ne do te kerkojme konsensus me partine kryesore te opozites me partite qe nuk jane te prefaqesuara ne parlament me mediat me organizatat jo-qeveritare dhe me te gjithe ata qe duan te thone dicka tha kryeministri Erdohan.
Ka baze per arritjen e nje konsensusi. Si me partine kryesore te opozites Partine Republikane Popullore ashtu edhe me partine pro-kurde te Paqes dhe Demokracise e cila mbeshtet zevendesimin e kushtetutes se miratuar ne vitin 1982 nga sunduesit ushtarake te vendit. Por ende ka mosmarreveshje lidhur me ndryshimet qe duhet bere.
Analisti politik Aktar paralajmeron se kryeministri ka bere te njejtin premtim per konsensus per te bere reforma kushtetuese pas fitimit te zgjedhjeve te kaluara.
Ai po e ben kete per te dyten here me radhe. Ne fakt fjalimi i tij i vitit 2007 ishte me liberal se sa fjalimi i fundit. Por asgje nuk u realizua nga ai fjalim. Nisma eshte plotesisht dhe 100 perqind ne duart e tij.
Mardheniet konfrontuese mes kryeministrit dhe udheheqesit te atehershem te partise opozitare Partia Republikane Popullore jane fajesuar si shkak i mosparaqitjes se reformave kushtetuese.
Por Sinan Ulgen i organizates studimore turke Edam thote nese zoti Erdohan eshte i gatshem per konsensus kesaj radhe ai mund te gjeje partnere me te gatshem per nje gje te tille.
Kete radhe Partia Republikane Popullore ka ndryshuar. Udheheqja e re e kesaj partie ka perqafuar nje qasje me liberale dhe rrjedhimisht po shikon perpara prandaj AKP mund te hase ne nje homologe me konstruktive ne parlamentin turk per te miratuar nenet e nevojshme kushtetuese. Pasiguria lidhet me grupimet kurde te cilat kane lidhje me Partine pro-Kurde te Paqes dhe Demokracise sepse ata ne fakt jane fituesit e dyte ne keto zgjedhje.
Partia pro-Kurde e ka rritur perfaqesimin e saj nga 20 ne 36 vende kryesisht duke ia marre ato AKP-se. Kjo fitore pritet te rezultoje ne rritjen e presionit ndaj kryeministrit per te bere me shume per permbushjen e kerkesave te tyre per ti dhene fund konfliktit mes shtetit turk dhe grupit rebel kurd PKK.
Eliminimi i ketyre dallimeve si personale ashtu edhe politike ne mes te dy partive do te jete sprove kryesore per kryeministrin.