E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon aparatura e hemodializes ne Vlore

Në spitalin e Vlorës mungon aparatura e hemodializës.
Edhe mjekët e specializuar në këtë spital i dërgojnë pacientët në Tiranë pasi Vlora nuk ka një repart të tillë. Shërbimi i nefrologjisë dhe i dializës kurrë nuk ka egzistuar dhe mjaft pacientë paguajnë me paratë e tyre shpenzimet e rruges drejt Tiranës apo në spitalet private për të kryer procesin e hemodializës.
Drejtori i spitalit të Vlorës Shkëlqim Selami lidhur me këtë problem ka deklaruar se i është bërë kërkesë ministrisë së shëndetësisë për ta sjellë aparaturën e hemodializës.

Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se janë rreth 30 pacientë të cilët trajtohen në Tiranë dhe rrethe me aparaturën e veshkës artificiale . Vetëm në 15 muajt e fundit në Vlorë kanë humbur jetën 7 pacientë pasi sipas mjekëve këta persona duhet të jenë të kufizuar në lëvizjet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›