E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulimet e Apolonise ekspozohen vlerat e teatrit

Teatri më i madh antik i rajonit, ai i Apolonisë tashmë po i nënshtrohet punës zbuluese të një grupi arkeologësh me pjestarë shqiptarë dhe gjermanë për të identifikuar pjesë të ndryshme të teatrit të tij. Në përfundim të punës, ekipi i arkeologëve synon të ekspozohej dicka nga vlerat e rralla të këtij teatri për turistët që janë shumë të interesuar. I dëmtuar që nga mesjeta, kur gurët e shkallares iu morën për të ndërtuar manastirin aty pranë, sot po synohet nxjerrja në dritë e bazës së Teatrit, e cila është më pak e dëmtuara.

"Teatri është një nga monumentet më të mëdhenj të Apolonisë, por paradoksalisht është edhe një nga më të dëmtuarit. Para dy vjetësh pati dhe një komplikacion suplmentar që lidhet me një rrëshqitje tektonike që lidhet me pjesën jugore të shkallares dhe fatkeqësisht ende nuk i është dhënë përgjigja adekuate këtij fenomeni dhe ne mbetemi me shpresë që drejtuesit e ekspeditës do ta marrin në konsideratë këtë shqetësim tonin për të patur dicka të vizitueshme dhe në këtë sektor", thotë Marin Haxhimihali, drejtor i Parkut Arkeologjik Apolonia.
 
Gjetja e fundit e ekspeditave arkeologjike është zbullimi i një daljeje tjetër të teatrit, përvec atyre që njiheshin deri para pak kohesh dhe po punohet për restaurimin deri në shkallën e lejueshme të saj. Sipas specialistëve duke pasur parasysh vlerat e këtij teatri, ende nuk kemi një paraqitje të denjë për atë teatër madhështor që ka qenë dikur.

Aleksandër Nushi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›