E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, protestë kundër taksës shtesë mbi pronën

ATHINE - 13 persona u arrestuan sot, gjatë tubimit të sindikatës së punonjësve të koorporatës energjitike, të cilët protestojnë kundër tarifës së re mbi pronën. 

Kryetari i sindikatës deklaroi në protestë se "Kjo luftë është për të gjithë komunitetin grek. Ne nuk mund të përdoremi si një mjet për shantazh". 

Protesta zhvillohet kundër vendimit të qeverisë, miratuar dhe nga Parlamenti, që në faturat e dritave të shënohet edhe taksa e re mbi pronën, të cilën njerëzit janë të detyruar ta paguajnë, pasi në rast të kundërt ndëshkohen me ndërprerje të energjisë elektrike. 

Ndërkaq sindikata e sektorit publik, ADEDY në një deklaratë dënon ndërhyrjen e dhunshme të policisë mbi protestuesit. "Dënojmë ndërhyrjen e sotme brutale e forcave represive kundër punëtorëve, që refuzojnë të zbatojnë urdhrat e paligjshëm dhe të padrejtë të qeverisë, për të mbledhur taksat shtesë përmes faturave të energjisë elektrike nga familjet që tani janë në mjerim ekonomik", thuhet në një deklaratë.

ADEDY mbështesin luftën e sindikalistëve të ndermarrjes energjetike dhe i fton të gjithë të marrin pjesë në një grevë masive të përgjithshme, në 1 dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›