Papadhimos "pastron" Twitter nga preferencat e Papandreut
ATHINE - Pas marrjes së detyrës zyrtare, kryeministri i ri i Greqisë, Lukas Papadhimos mori nga paraardhësi edhe kodet e përdorimit të llogarisë Twitter, me arsyetimin se “është një mjet institucional".
Menjëherë kryeministri bëri “pastrimin” e llogarisë në Twitter, nga preferencat dhe “miqtë” e paraardhësit të tij Jorgos Papandreu.
Mungojnë në listën e miqve të Papadhimos, ministra të qeverisë, ish ministra, deputetë, madje edhe dy zëvendësat e tij në qeveri.
Nuk janë më në listën e miqve të Papadhimos, ish ministri Stavros Lambrinidis, zëvendëskryeministri dhe ministri i financave Venizelos, zëvendëskryeministri Pangalos, ministrja Diamantopulu, ministri Loverdos, etj.
Mbeten në listë Van Rompuy, kryeministri i Izraelit dhe Britanisë së Madhe, Kremlini, Shtëpia e Bardhë, etj
Dihet se llogaritë në Twitter dhe Facebook, që kanë politikanë të profilit të Papadhimos, menaxhohen zakonisht nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe rrallë mund të jenë ata vetë që përgjigjen apo bëjnë postime.
Thuajse gjithë politikanët po e perceptojnë Twitter si një platformë për demonstrime ose si “altoparlant dixhital” në kontaktet e tyre me botën, pavarësisht sa pranë ndihen me kulturën e internetit.