E Diel, 1 Nëntor 2026

Holanda kundër Bullgarisë e Rumanisë në Shengen

BRUKSEL - Ministri holandez i Emigrimit, Herd Lers bëri të ditur se vendi i tij do të bllokojë sërish propozimin për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen.

Sipas Lers, Holanda nuk do të ndryshojë qëndrim derisa të bindet se këto vende kanë arritur përparime në luftën kundër korrupsionit.
"Për ne përgjigjja është e qartë. Bullgaria dhe Rumania duhet të tregojnë rezultate. Kjo është më e rëndësishme nga gjetja e zgjidhjes", theksoi Lers.

Disa shtete të Bashkimit Europian propozuan pranimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë në zonën Shengen në dy etapa, së pari hapjen e kufijve detarë dhe ajrorë, pastaj edhe atatokësorë.
Bullgaria dhe Rumania prisnin të hynin në zonën Shengen në muajin mars të këtij viti, por për shkak të krimit të organizuar dhe kufijve jo të siguruar, këto plane dështuan.

(er.nu/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›