Omer Stringa: PD tepër majtas, humbi qytetin
Deri para disa muajsh, Omer Stringa ka qënë pjesë e strukturave të larta të PD-së, antar i kryesisë dhe drejtori i Departamentit Ekonomik në këtë këtë parti. Aktulisht është një antar i thjeshtë i PD-së dhe dekan i fakultetit Ekono-mik. Por pavarësisht kësaj ai thotë se nuk do të shkëputet nga PD-ja për t’iu bashkuar partisë së re që mendohet të krijojë, Bamir Topi. Në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare” Stringa është kritik me lidershipin e partisë, për të cilin thotë se e ka kaluar PD-në tepër majtas duke humbur sipas tij qytetarinë. Ndërkohë që vlerëson maksimalisht kandidaturën e propozuar nga Topi për postin e kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj, të cilin e ka patur studentin e tij.
Z.Stringa, a ishte zgjedhja e duhur rimandatimi i Ardian Fullani në krye të Bankës Shqipërisë?
Përderisa mori besimin e kreut të shtetit dhe votbesimin e mazhorancës qeverisëse, sigurisht që po, është zgjedhja e duhur. Fullani është një ekspert i mirë në krye të BSH.
I duhuri është edhe Bujar leskaj në krye të KLSH-së?
Më vjen mirë që Presidenti i propozoi Parlamentit për kryetar të KLSH-së pikërisht z.Leskaj.
Ju jeni kolegë me z.Leskaj në Fakultetin Ekonomik, kjo është arsyeja e vlerësimit të kësaj kandidature?
Jo jo, kjo s’ka të bëjë fare në vlerësimin tim. Z.Leskaj e njoh shumë më herët. Ai ka qenë studenti im. Madje ai ka qenë një njeri me talent si në aspektin pedagogjik, shkencor dhe atë në marrëdhënie me njerëzit. Leskaj është i kompletuar teknikisht edhe nga pikëpamja formale, edhe nga ana njerëzore.
Por ai është figurë politike…
Natyrisht, ai ka qenë anëtar aktiv i PD-së dhe vazhdon të jetë në forumet e kësaj partie por ai është edhe një ekspert i zoti. E them me siguri të plotë se po të isha deputet do ta votoja kandidaturën e Bujar Leskaj. Ai është i zoti i punës, është edhe i drejtë. Për këtë arsye gjykoj se ai post i shkon përshtat vetë Leskajt, duke shpresuar se ai do të jetë i paanshëm dhe transparent në këtë post.
Megjithatë PD-ja ende nuk ka një vendim zyrtar nëse do ta mbështesë apo jo në Kuvend me votë kandidaturën e tij...
Uroj që PD ta miratojë kandidaturën e tij, sepse do të jetë edhe në të mirë të vetë PD-së dhe KLSH-së.
Kohët e fundit po flitet shumë krijimin e një partie të djathtë nga Bamir Topi gjë që edhe ai vet e ka lënë si mundësi të hapur sapo të përfundojë mandatin presidencial. Si e gjykoni këtë nismë të ish nënkryetarit të PD-së?
Nuk ka një projekt konkret dhe përderisa nuk ka një projekt konkret, nuk ia vlen t’i kushtosh as vëmëndje. Gjykoj se në momentin që ka një projekt konkret, atëherë gjërat shikohen më afër. Megjithatë mund të them që për këtë figurë kam një respekt të veçantë dhe z.Bamir Topi është një nga të paktët politikanë në vend që ka qytetari.
Nëse kjo parti do të krijohet, besoni se do të funksionojë?
Partitë e krijuara të reja në Shqipëri s’kanë funksionuar. Partitë funksionojnë si shoqëri aksionere. Nuk mund të bëhet një parti vetëm me fjalë, ajo do punë, do vullnet dhe sigurisht, ide dhe para. Por për të krijuar një parti, duhet edhe idealizëm. Sot është vështirë të punosh, mos harroni se të krijosh një parti të re do shumë punë dhe ky sistem tani të lë edhe pa punë.
Do të bëheni pjesë e partisë së re të Bamir Topit?
Unë jam anëtar i PD-së, i asaj partie ku për shumë vite kam qenë. Kjo është arsyeja që do të qëndroj sërish në PD.
Megjithatë ju nuk u rivotuat për një mandat tjetër në kryesinë e re të PD-së. Për ju është e mjaftueshme thjeshtë një antar i PD-së?
Kam kritikat dhe mendimet e mia lidhur me funksionimin e kësaj partie. Herë pas here i kam bërë publike nuk është e thënë se jam anëtar dhe duhet të jem gjithmonë pjesë e strukturave të larta të kësaj partie. Unë jam thjesht një anëtar, që nuk e gjykoj vendimin e Kongresit të kësaj partie për të mos më zgjedhur në strukturat e kësaj partie.
Ju e keni quajtur PD-në si një «parti e fshatit», si mund të bëhet edhe e qytetit?
Unë jam i mendimit se PD-ja, problemin më të madh e ka me vetë të djathtën, sepse ka shkuar tepër majtas.
Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë se që kur është bërë aleanca me Ilir Metën, ministritë theme-lore në vend, PD-ja ia ka kaluar kësaj partie të dytë të koalicionit. Ekonomia, shëndetësia dhe diplomacia duhet të ishin në pararojë të partisë bazë për të kryer reformat e duhura. Një tjetër shqetësim që kam unë aktualisht me PD-në dhe e përsëris sërish është fakti se kjo parti ka lindur si parti e qytetarëve dhe mbështetjen kryesore duhet ta ketë në qytet dhe jo në fshat siç ndodhi në zgjedhjet e fundit. De-mokracia nuk ecën pa qytetarinë, ky është një nga parimet themelore. Nëse zhduket qytetaria, demo-kracia i shkon prapa. Unë i qëndroj faktit se qytetar nuk është ai që lind në qytet, por është ai njeri që mendon për komunitetin, për individin dhe konkurrencën mes tyre. Ndonëse PD mund të mos ketë humbur numrin e votës, kjo parti ka humbur cilësinë e votës.
Si e konsideroni projktbuxhetin e shtetit për vitin 2012?
Ajo që do të thosha unë, është që të bëhet kujdes me shpenzimet. Mendoj se duhen ulur sërish shpenzimet për t’a mbrojtur buxhetin. Duhet pasur parasysh se Shqipëria ka qenë në influencën e krizës së vendeve fqinjë, madje vazhdon të jetë dhe pritet të rëndohet akoma. Uroj që qeveria të ndërmarrë masa për të mos e lënë situatën të ngarkohet. Të mos harrojmë se sa më e madhe të jetë kriza në vendet fqinje, aq më shumë ne do të kemi pasoja pasi shumë shqiptar punojnë në vendet fqinje. Unë shpresoj që ne të marrim masa, sepse edhe vendet e tjera po marrin masa të ulin shpenzimet në drejtim të uljes së konsumit. Këto masa, padyshim do të reflektohen edhe në vendin tonë. Unë nuk jam i mendimit se kriza e tyre do të na ndihmojë ne pozitivisht. Kur komshiu ynë nuk është mirë, jo ne që s’kemi mirë, po mirë nuk është i gjithë pallati.
(GSH/BalkanWeb)