Greqi protestuesit kerkojne largimin e qeverise

Të indinjuarit kthehen në lëvizje paneuropiane e protestat shënojnë kulmin në Athinë. Në takimin e dytë të të revoltuarve mbi 100.000 vetë u mblodhën për të 12-ën ditë rresht në sheshin “Sintagma” të Athinës para parlamentit grek. Manifestuesit vërshuan në Athinë nga zona të ndryshme të vendit e valëvitnin pankarta e hidhnin parulla kundër masave shtrenguese qeveritare ndërsa kërkonin që klasa politike të marrë përsipër përgjegjësine për gjendjen kritike të vendit të kërcënuar nga falimentimi.
“Hajdutë! Hajdutë” ishte parulla dominuese e protestuesve ndërsa forca të shumta policie kishin blinduar parlamentin grek. Për herë të parë pati lidhje direkte me video-ëall me sheshin “Puerto del Sol” të Spanjës.
Në “Sintagma” u valëvitën dhe flamuj të vendeve të tjera evropiane si Spanja, Portugalia, Irlanda, Franca dhe Italia, por edhe atyre arabe si Egjipti dhe Jemeni. Të pranishmit premtuan të vazhdojnë protestat e hodhën parulla ku kërkuan dhe largimin e qeverisë socialiste të Papandreut.
Sot Papandreu miraton programin afatmesëm 3-vjeçar që parashikon rritje të tjera taksash dhe reduktime pagash dhe pensionesh. Paraprakisht demostruesit deklaruan se do të rrethohet parlamenti. Protesta të mëdha u mbajtën edhe në Selanik, por edhe në të gjitha qendrat e mëdha urbane të vendit, ndërsa Greqia ende lufton me një borxh që ka arritur 340 miliardë euro ndërsa papunësia arrin nivelin e 16.
Delina Bitraku