E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Portugali humbasin socialistet

Portugalia e zhytur në krizë ekonomike ka ndëshkuar socialistët në pushtet. Rezultatet e votimit të së dielës tregojnë se Partia Socialdemokrate e qendrës së djathtë ka fituar me 39 % kundrejt 28 % të socialistëve. Socialistët humbasin  qeverisjen pas gjashtë vitësh në pushtet. Kreu socialist Jose Socrates tha se pranoi përgjegjësinë për humbjen dhe dha dorëheqjen nga posti i kreut të partisë së tij. Fitimtari qendrës së djathtë Pedro Passos Coelho pritet të formojë një qeveri me shumicë konservatore.

"Unë dua tu garantoj atyre që janë duke na ndjekur nga jashtë se Portugalia nuk ka ndërmend të jetë një barrë për të ardhmen e vendeve të tjera, atyre që na huazuan sot mjetet për të cilat kemi nevojë sot për t'u përballur me përgjegjësitë tona"- deklaroi Coelho.

Qeveria e re do të përballet me detyrën e vështirë të reduktimit të buxhetit si parakusht për paketën e ndihmave me vlerë 78 miliardë euro të dhënë nga FMN dhe Bashkimi Evropian. Portugalia ballafaqohet me një papunësinë në nivelin e rreth 12% dhe një ekonomi që parashikohet të rrudhet në masën 2% këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›