E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e parakohshme ne Maqedoni fiton VMRO DPMNE

Një fitore e përgjysmuar për konservatorët e Nikola Gruevskit është shënuar në Maqedoni në zgjedhjet e një dite më parë. Nikola Gruevski do të rigjidhet kryeministër, por ka humbur maxhorancën absolute që mbante që nga zgjedhjet e 2008. Sipas të dhënave, partia e tij VMRO DPMNE ka fituar 53 deputetë, Lidhja Social-Demokrate ka fituar 43 deputetë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 14 deputetë, Partia Demokratike Shqiptare ka fituar 8 deputetë dhe Rilindja Demokratike Kombëtare 2 deputetë.

“Duhet të zgjidhim shpejt problemet e vendit tonë e të bëhemi anëtarë të NATO-s e Europës e të bëjmë përpara me reformat e rëndësishme për kombin tonë e dinjitetin tonë”- deklaroi Gruevski ndërsa shpalli fitoren në Shkup.
Por tani sfida mbetet dhe perspektiva e organizmit të një qeverie të koalicionit. Socialdemokratët e Branko Cervenkovskit dyfishuan vendet në parlament duke fituar 43 nga 123 vende gjithsej në parlament.

Maqedonia gëzon statusin e vendit kandidat  për në Bashkimin Europian që më 2005. Votimi, që përmbtylli një fushatë ku nuk munguan tensionet, u zhvillua i qetë e pa incidente. Nga partitë më të vogla maqedonase, asnjëra nuk ka siguruar vende në Parlamentin e Maqedonisë, ndërsa në kampin politik shqiptar vetëm Rilindja Demokratike Kombëtare e Rufi Osmanit, e cila për herë të parë garoi në këto zgjedhje, arriti të fitojë dy deputetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›