SHBA, Strauss-Kahn del sot para gjyqit

Ish-kreu i FMN-së Dominique Strauss-Kahn do të dalë sot para gjyqit në gjykatën Penale të Nju Jorkut ku do të deklarohet “i pafajshëm”.
Ish drejtori i FMN-së është i akuzuar për tentativë përdhunimi në dëm të një kamariereje të një hoteli në Manhattan, që ka ndodhur më 14 majin e shkuar.
Akuza është hedhur poshtë nga ish-kreu i FMN-së Kahn i cili rrezikon deri në 25 vjet burg.