Greqi, qëllohet dy herë në kokë pas një sherri emigranti shqiptar
Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi është qëlluar me dy plumba në kokë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Patisia” të Athinës, ku pas një sherri të momentit, Çajup Qijvani është qëlluar nga një tjetër person me armë. Edhe pse ndaj tij është dhënë ndihma e parë, ai nuk ia ka dalë që t’iu mbijetojë plagëve të marra. Policia e cila ka shkuar në vendngjarje, pas hetimeve të para ka arritur që të marrë të dhënat e duhura për identitetin e vrasësit. Viktima 32-vjeçare kishte disa kohë që kishte emigruar në Greqi. Ai kishte qenë në burg në Shqipëri, ku ishte dënuar për krijimin e bandave të armatosura dhe vjedhje me armë. Megjithatë, ai ka pasur precedentë penalë edhe në vendin fqinj. Hetuesit grekë kanë vendosur si pistë të parë të hetimit hakmarrjen dhe policia me informacionet e marra po punon për kapjen e autorit.
Ngjarja
Viktima 32-vjeçare ishte në një kafe internet, ku ka pasur debatet e para me vrasësin e tij. Ai ndodhej në lagjen “Patisia” të Athinës, pikërisht në kryqëzimin e rrugëve Pindu dhe Ipolitu, afër sheshit “Omonia”. Pas disa momentesh, kur ata janë përplasur me njëri-tjetrin verbalisht, Qijvani ka dalë jashtë në rrugë. Aty vrasësi ka qenë duke pritur dhe me një armë që e kishte me vete, e ka qëlluar dy herë në kokë. Më pas, ai është larguar menjëherë, për t’iu shmangur arrestimit. Ndaj 32-vjeçarit është dhënë ndihma e parë, duke e nisur atë për në spital. Por plagët e marra kanë qenë vdekjeprurëse, duke bërë që ai të mos arrinte që të mbijetonte.
Hetimet
Policia greke nisi menjëherë hetimet në lidhje me vrasjen e emigrantit shqiptar. Sipas hetuesve, arrestimi i vrasësit është çështje kohe, pasi ata kanë arritur që të mbledhin shumë të dhëna për identitetin e tij. Policia greke ka arritur që të ngrejë edhe pistën e parë, ku ata do të hetojnë, e cila është ajo e hakmarrjes. 32-vjeçari kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu në Shqipëri, ku ai ishte dënuar nën akuzën e krijimit dhe pjesëmarrjes së bandave të armatosura, si dhe për grabitje me armë. Një vit pas lirimit, ai ka emigruar në Greqi. Por edhe këtu 32-vjeçari ka pasur një dosje të mbushur me vepra penale, midis të cilave vjedhje dhe trafikim sasish të vogla lëndësh narkotike.
Sipas policisë greke, pjesëmarrja e tij në bandat e armatosura të vitit ’97 duket se ka qenë një prej shkaqeve të vrasjes së tij. Viktima ka qenë një prej kundërshtarëve kryesorë të personave me maska që grabisnin nën kërcënimin e armëve në aksin rrugor që përshkon Muzinën, 11 vite më parë, akte për të cilat ai edhe është dënuar nga drejtësia shqiptare. Nisur nga kjo, hetuesit kanë vendosur si pistë të parë të vrasjes së tij atë të hakmarrjes.
Por raporti përfundimtar nga hetimi për vrasjen e ndodhur do të bëhet i njohur vetëm pas përfundimit të të gjithë procesit nga ana e organeve greke, të cilat do të çojnë edhe në arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje.