Çështja “Fort Dix”, mbrojtja: Të infiltruarit ndikuan tek shqiptarët e akuzuar
Çështja “Fort Dix”, në të cilën janë përfshirë katër shqiptarë të akuzuar për komplot terrorist ndaj SHBA-së, mund të marrë një tjetër kthesë pas pretendimeve të palës mbrojtëse, se janë të infiltruarit e FBI-së, që kanë shtyrë të arrestuarit drejt këtij komploti. Dy të infiltruarit e FBI-së duket se nuk janë të pastër ashtu siç mendohej. Kështu, njëri prej tyre, gjatë regjistrimeve të kryera, ka thënë fjalë të ashpra në adresë të SHBA-së dhe ka ndihmuar me armë këtë organizatë, ndërsa tjetri ka probleme me drejtësinë shqiptare dhe ishte një prej vullnetarëve që do të hidhnin veten në erë në turmën e ushtarëve. Këta janë Mahmut Omari nga Egjipti dhe Besnik Bakalli me origjinë shqiptare, të cilët janë dy prej të infiltruarve nga ana e FBI-së, që bënë të mundur mbulimin e organizatës terroriste "Ft. Dix Six". Katër shqiptarët e akuzuar për sulm terrorist ndaj bazës ushtarake në Xhersi do të dalin në gjyq ditën e sotme. Vëllai i tre vëllezërve të akuzuar, Burim Duka, shprehet se Bakalli ishte i vetmi person që fliste në regjistrim e se donte që të qëllonte njerëz. “Besniku ishte i vetmi person që dëshironte të qëllonte njerëzit, t’i hidhte në erë ata dhe ne e pyesnim se përse donte ta bënte këtë gjë. Kjo është e ndaluar në fenë tonë”, - tha 17-vjeçari Duka. “Dhe ai vazhdonte: për çfarë jeni të frikësuar ju?”. Sipas Dukës, ishin të infiltruarit ata të cilët e krijuan të gjithë këtë konspiracion nga asgjëja, duke përfshirë tre vëllezërit e tij dhe dy miqtë e tjerë në një komplot terrorist që nuk ka ekzistuar kurrë.
Sipas prokurorëve, ishin të rinjtë ata të cilët e vazhduan më tej këtë gjë, duke siguruar instrumentet e nevojshme, si armë gjysmëautomatike, bomba dhe një plan terrorist.
Avokatët mbrojtës shprehen se ishin pikërisht të infiltruarit, të cilën ndikuan tek klientët e tyre, duke i nervozuar ata dhe duke i shtyrë për të ndërmarrë veprimet e mëtejshme. Por do të jenë gjyqet e mëtejshme dhe juria që do të përcaktojnë të vërtetën rreth këtij procesi tepër të bujshëm. Shqiptarët e përfshirë në këtë komplot janë Dritan Duka, i njohur ndryshe si Distan, Anthony dhe Tony Duka. Shqiptari ka lindur në ish-Jugosllavi dhe jeton në SHBA ilegalisht. Ndërsa vëllain i tij, Elvin Duka, ndonjëherë e thërrisnin Sulayman, në shkollën e lartë të Cherry Hill gjithkush e thërriste atë Elvis. Shahin Duka ishte i njohur ndryshe si Shahen dhe zotëron një dyqan pice në Turnersville, Nju XHersi, rreth 35 mile nga Fort Dix, me vëllanë e tij, Dritan. Agron Abdullahu jetonte në Buena Vista Township në “Atlantik County”, Nju Xhersi. Ai ka lindur në ish-Jugosllavi. Sedar Tatar, 23 vjeç, ishte rezident legal në SHBA dhe ka lindur në Turqi. Ndërsa, Mohamad Shnewersht me origjinë nga Jordania, ka lindur në Amerikë dhe jeton në Cherry Hill, Nju Xhersi.