E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, përmbyset varka me klandestinë, mbyten nënë e bijë

Një varkë e mbushur me 24 klandestinë është përmbytur në liqenin e Butrintit, ku kanë humbur jetën një grua 22-vjeçare, me foshnjën e saj 3-muajsh. Të dy viktimat janë pjesë e familjes Jakaj nga Berati dhe sipas policisë, ndodheshin në barkë bashkë me të tjerë persona, me qëllim kalimin e kufirit për në Greqi. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë mbipesha në varkë gjatë lundrimit. Policia ka shoqëruar në orët e vona Ahmet Bushin, i cili mendohet se është pronari i barkës.

Ngjarja

Tragjedia ndodhi ditën e djeshme rreth orës 20L00, gjatë përpjekjes së këtij grupi për të kaluar për në territorin grek. Sipas policisë, gjatë rrugës varka nuk ka mundur të mbajë peshën, të cilën ushtronin të 24 personat, duke bërë kështu që ajo të përmbysej. Kjo e ka kapur të papërgatitur edhe grupin e personave, të cilët e kanë parë veten në ujin e ftohtë të liqenit. Errësira e natës dhe befasia e kanë bërë të vështirë për të renë 22-vjeçare dhe foshnjën e saj që të arrinin të mbijetonin. Ndërkohë në breg kanë mundur të dalin pjesa më e madhe e njerëzve në barkë. Nga burime të policisë mësohet se edhe një 17-vjeçar kishte qenë për një kohë në rrezik për jetën, por falë ndihmës mjekësore ka mundur të shpëtojë. Sipas të dhënave të para, 24 personat që ndodheshin në varkë do të niseshin klandestinë për në Greqi, por pesha, ka bërë që varka të përmbytet, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të këtyre 2 personave.

Ndërhyrja

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat janë përpjekur që të japin ndihmën e parë njerëzve në nevojë. Shefi i Rendit të Komisariatit të Sarandës ka konfirmuar se aktualisht ngjarja e rëndë në Liqenin e Butrintit mbrëmjen e së dielës ka shënuar 2 viktima dhe 22 të mbijetuar.

Burimet thonë se ata kanë transportuar menjëherë personat e parë që kanë dalë nga barka. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar tetë ambulanca dhe forca të shumta të komisariatit të policisë së Sarandës. Ndërhyrja e këtyre të fundit ka bërë të mundur sigurimin e jetës së personave që ndodheshin në barkë. Policia njoftoi se kishte filluar hetimin mbi ngjarjen, duke pyetur të mbijetuarit dhe të zotin e barkës.

Pronari

Ahmet Bushi

Të mbijetuarit

Sokol Ibrahimi, Tirana

Mariglen Hoxha, Fieri

Endrit Haziraj, Fieri

Klodian Qaniu, Durrës

Bahil Jakaj

Dritan Jaho

Të mbytur

Elvana Jaho

Klara Jaho

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›