E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveria humb besimin tek qytetarët

Ndërsa po përpiqet të fusë vendin në rrugën e duhur duke luftuar për kredinë e radhës nga kreditorët ndërkombëtarë rreth 43% e qytetarëve grekë mendojnë se qeveria e kryeministrit Andonis Samaras nuk po e zbaton marrëveshjen me aletatët e saj. Sipas një sondazhi të kryer nga ALCO dhe të botuar në gazetën “Proto Thema” vetëm 37% mendojë se qeveria po e zbaton marrëveshjen, ndërsa 20% janë të painteresuar.
Kanë kaluar vetëm 3 muaj nga formimi i qeverisë dhe pakënaqësitë ndaj saj janë shtuar ndjeshëm. Ndërsa masat e reja anti krizë pritet ta përkeqësojnë situatën. Ndërkohë është rritur mbështetja për Demokracinë e Re me 24.8%, ndërsa SYRIZA preferohet nga 22.8% e të anketuarve, si dhe PASOK ka 9.2%.
Ajo që bie në sy është rritja e simpatizantëve të Agimit të Artë, 8.6%, krahasuar me zgjedhjet. Personi që paraqet një imazh më pozitiv është kryeministri Samaras, pas tij renditet Alexis Tsipras, dhe më pas Venizelos.
Ndërkohë qeveria greke ka bërë të ditur planin e saj për masat e kursimit, dhe pritet të ketë shkurtime drastike, në disa sektorë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›