E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, serbët e veriut sfidojnë vendimin për patentat

Kreu i Këshillit Kombëtar Serb për veriun e Kosovës Millan Ivanoviç ka theksuarr se vendimi i qeverisë kosovare për shvleftësimin e patentave të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, është i papranueshëm dhe një gjë e tillë nuk do të ndryshojë në veri të vendit.
 

Autoritetet kosovare kanë bërë me dije se serbët e Kosovës duhet të pajisen me lejet e drejtimit të automjeteve të lëshuara nga autoritetet në Prishtinë, dhe se nuk do vlejnë ato që lëshohen nga strukturat paralele të MPB-së serbe.

“Pjesëtarët e SHPK-së në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin për lejet e drejtimit, sepse ata duhet të jenë në shërbim të popullit dhe nën juridiksionin e komunave ku punojnë në veri”, ka thënë Ivanoviç për agjencitë serbe të lajmeve.

Ai ka vlerësuar se Serbia duhet të ndërmarrë masa repciproke në lidhje me këtë vendim të Prishtinës zyrtare.

Prishtina zyrtare ka probleme të vazhdueshme me komunitetin serb, kryesisht atë në pjesën veriore, pasi nuk pranon të pajiset me dokumentet e lëshuara nga autoritetet qëndrore.

Një problem të ngjashëm ka pasur edhe me targat e automjeteve, një marrëveshje për të cilën ishte arritur në bisedimet e zhvilluara në Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›