E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveria premton garanci për depozitat bankare

 

ATHINE- Ministria e Financave thotë se sistemi bankar kombëtar është i sigurtë dhe garanton të gjithë depozitat bankare në vend. Kabineti qeveritar grek u mblodh mbrëmë për të diskutuar mbi mënyrat për të mbrojtur sistemin financiar vendas nga kriza financiare globale, ndërkohë që depozituesit janë të shqetësuar dhe kanë filluar të tërheqin kursimet e tyre nga bankat.

"Qeveria do të garantojë të gjithë depozitat bankare, të çfarëdo shume qofshin ato", tha një zyrtar i Ministrisë së Financave pas kësaj mbledhjeje. Ligji grek garanton depozita deri në shumën 20 mijë euro (27 890 dollarë), ndërsa bankat greke deklaruan se vlera e depozitave arrin deri në 230 miliardë euro, afërsisht sa GDP-ja vjetore e vendit.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›