Bosnje, arrestohet komandat Oric, akuzohet për krime lufte
SARAJEVE- Arrestohet komandanti mysliman i luftës në Bosnje Naser Oric. Gjykata Ndërkombëtarë për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi akuzoi Oric për krime lufte kundër serbëve të Bosnjes. Arrestimi është kryer mbrëmë nga policia boshnjake në kuadër të një operacioni policor në Sarajevë dhe në qytetin verior të Tuzlas. Sipas policinë gajtë këtij operacioni u arrestuan 8 persona, 5 prej të cilëve më pas janë lënë të lirë ndërsa 3, mes tyre dhe komandanti mysliman i luftës në Bosnje, do ti dorëzohen sot zyrës së prokurorisë së Sarajevës për hetime të mëtejshme.
Ndaj Oriçit, komandanti i ushtrisë boshnjake, i cili organizoi mbrotjen e enklavës lindore të Srebrenicës gjatë luftës së Bosnjes në vitet 1992-1995, është ngritur padi nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi për krime kundër serbve të Bosnjes.
(s.g/BalkanWeb)