E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, fund misionit në Bosnje

 

SARAJEVE - Zyrtarët francezë deklaruan dje se Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian, po hartojnë një plan për t'i dhënë fund gradualisht misionit paqeruajtës të BE-së në Bosnjë-Hercegovinë. Disa diplomatë francezë thanë se shumica e ministrave mbështesin idenë e pakësimit të operacioneve të Bashkimit Evropian në Bosnje. Zyrtarët, të pranishëm në takimin jozyrtar të ministrave të Mbrojtjes në Francë, i bënë komentet për gazetarët me kusht që të mbeteshin anonimë. Franca mban aktualisht presidencën e radhës të BE-së. Vendimi për misionin në Bosnje nuk pritet të merret para 10 nëntorit, kur ministrat e Mbrojtjes të zhvillojnë takimin zyrtar në Bruksel.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›