Media greke: Takimi i radhës për emrin më 7 tetor
ATHINE- Takaimi i radhës ndërmjet palëve negociatore të Shkupit dhe Athinës do të mbahet më 7 tetor në Nju Jork.
Kështu bën të ditur sot gazeta greke “Ta Nea”. Duke iu referuar shkrimit të saj, palët negociuese pritet që ti përgjigjen ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic lidhur me propozimin e tij të fundit për emrin e Maqedonisë.
“Nuk përjashtohet që në këtë takim të ketë edhe propozim të ri që do të shpaloset nga ndërmjetësi Nimic”, shkruan “Ta Nea”.
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski deklaroi dje në Bruksel se vendi i tij është i gatshëm të pranojë një zgjidhje të drejtë për emrin.
(s.g/Ina/BalkanWeb)