E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Çdo votë e kthejmë në rrugë. Rama, shkelmoi ëndrrën evropiane

rrugeKukës- Kryeministri Sali Berisha ka bërë sot inagurimin e rrugës Kukës-Shistavec, ndërsa ka ironizuar deklaratat e Partisë Sociliste sa i përket infrastrukturës rrugore.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë u shpreh se opozita përpiqet të mohojnë çdo gjë që realizon qeveria, duke thënë se tani është vënë në kërkim të gropave në rrugë.

Sot ka një alternativë tjetër e cila mohon çdo gjë. Zoti Rama udhëton me një autobus luksoz në rrugë pa gropa dhe vrapon për të gjetur një gropë dhe del burri 2 metra i gjatë në një gropë. Me thanë media se i kanë berë vetë gropat. Rrugët në Shqipëri janë ndërtuar në të katër anët. Alternativa e dytë është alternativa e damkosjes, e mohimit,- tha Berisha.

Më teja ai u shpreh se Partia Sociliste është duke mbajtur peng integrimin e vendit, ndërsa tha se kjo i ka kushtuar miliona euro fonde vendit.

Tre ligjet janë bllokuar nga zoti Edi Rama, me qëllimin e vetëm për të dëmtuar sipas mendjes se tij qeverinë, në të vërtetë ai dëmton një interes jetik të çdo shqiptari. Sepse statusi i vendit kandidat do të thotë disa qindra milionë euro falas investime nga KE, për rrugë, ujësjellësa, shkolla, spitale, në mënyrë që shqiptarët të jetojnë, të kenë infrastrukturën e qytetarëve europianë,- u shpreh kryeministri.

Aksi Kukës-Shishtavec ka një kosto prej 1.2 miliardë lekë. Rruga ka një gjatësi prej 6 km dhe një gjërësi prej 6.5 m. Përfitues të saj janë 15mijë banorë në komunat Zapod, Topojan dhe Shishtavec. Rruga është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, ura, sinjalistikën, kanalizimet e ujrave të bardha dhe, vepra arti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›