E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën

TIRANE – Një banesë u përfshi nga flakët mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në një banesë private në rrugën “Todi Shkurti”, ku flakët u përhapën me shpejtësi, si pasojë e një shkëndije elektrike, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur nxjerrjen në kohë nga banesa të një fëmije që ishte bllokuar nga flakët.

Pronarja e shtëpisë deklaroi për “News24” se të dy fëmijët e saj ishin bllokuar në shtëpinë e rrethuar nga flakët, por njërin prej tyre e kishte shpëtuar bashkëshorti i saj. Ajo falënderoi zjarrfikësit për ndërhyrjen e shpejtë dhe shpëtimin e fëmijës së saj.

“Zjarrfikëset kanë shpëtuar një prej fëmijëve të mi. Sapo e kishim rregulluar shtëpinë, pati shkëndijë dhe më pas ra zjarr. Dëmi është i pallogaritshëm, shkon deri në 7 milionë lek të vjetra.”- shprehet ajo.

Pas rreth gjysmë orë, zjarrfikësit arritën të lokalizonin flakët dhe të shmangnin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›