E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi i Paro Laçit, MD-ja inspektim në Gjykatën e Tiranës dhe të Apelit

paro-laciiiiiTiranë- Ministria e Drejtësisë ka nisur një inspektim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë dhe atë të Apelit, pasi sipas saj është lënë i lirë administratori i klubit futbollistik Patizani, Paro Laçi dhe Sokol Bedini, të cilët duhet të ekstradoheshin në Itali, sepse kërkohen për trafik droge.

Inspektimi do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme Çështjeve të Drejtësisë me objekt kontrollin e veprimeve procedurale të ndjekura nga gjykatat në të dy rastet. Në përfundim të inspektimit, pasi të jenë marrë dhe objeksionet e gjyqtarëve Ministri i Drejtësisë do të ndërmarrë edhe eventualisht fillimin e procedurave përkatëse.

Në seancën e tetë marsit gjykata vendosi masën e sigurisë arrest shtëpik për Laiçin. Pak vite më parë, Laçi është akuzuar nga drejtësia shqiptare nën akuzën e korrupsionit. Ai ishte dënuar nga dy shkallët e gjyqësorit me 2.6 vite burg, por ishte lënë i lirë, pasi dosja i ka shkuar për shqyrtim Gjykatës së Lartë.

Prokuroria e Tiranës pretendoi se shtyrja e afateve të gjyqi të ekstradimit të Laçit ishte e qëllimshme. Më 9 dhjetor të viti të shkuar administratorit të klubit të futbollit Partizani, 44-vjeçarit Paro Laçi iu komunikua masa e sigurisë “40 ditë burg”. Prokurori Adriatik Çami tha se Paro Laçi është denuar nga gjykata italiane për dy raste të trafikut të drogës, në rast e parë për 31 kg heroinë dhe në tjetrin për 4 kg kokainë. Çeshtje droge të ndodhura gjatë 1997- 1999.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›