Itali, pritet të formohet qeveria e re

Mario Monti, është një ekspert shumë i respektuar i ekonomisë ndërkombëtare. Ai është cilësuar si një person i matur dhe i rezervuar, pothuajse e kundërta e Silvio Berluskonit, një manjat i prirur për sjellje të bujshme dhe për t`u vendosur në qendër të vëmendjes, të cilin ai do të zëvendësojë.
Monti drejton universitetin prestigjioz Bocconi të Milanos. Ish-komisioneri i Bashkimit Evropian pritet të formojë një qeveri që do të ketë detyrën të vërë nën kontroll krizën e borxhit që ka përfshirë kontinentin dhe po godet tregjet globale.
Ai ka siguruar mbështetjen e një grupi të gjerë bankierësh, politikanësh dhe analistësh ndërkombëtarë për aftësitë e tij si negociator dhe ekonomist, megjithëse nuk ka pasur asnjëherë detyrë politike si i zgjedhur.
Ish-kryeministri Romano Prodi shprehu mbështetjen për Montin në një intervistë dhënë gazetës La Repubblica.