Greqi, rrëmbehet foshnja e sapolindur shqiptare në maternitet
ATHINE-Një foshnje e porsalindur është rrëmbyer nga materniteti "Elena" në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e së mërkurës dhe ende policia nuk ka rënë në gjurmët e grabitësve. Ambasadori shqiptar ne Athinë, Vili Minarolli konfirmoi per TVNews24 lajmin se është grabitur nga spitali foshnja e seksit femër e çiftit shqiptar Agron dhe Bruna Shquti.
“Nëna flinte gjumë në momentin që ndodhi rrëmbimi në dhomën e saj”.
Nga të njëjtat burime mësohet se forca të shumta policie tashmë kanë mbërritur në zonë, ndërsa po zhvillohen kërkime intensive në bazë të dëshmive të familjarëve. “Po kështu një përfaqësi nga ambasada jonë në Athinë ka mbërritur në maternitet në orët e mëngjesit”, u shpreh Minarolli për TVNews24.
(d.b/BalkanWeb)