Eshton viziton Ballkanin Perendimor, sot ne Sarajeve
SARAJEVE- Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, filloi sot turneun evropian, ku Bosnja do të jetë ndalesa e pare e vizitës së saj tre ditore. Gjatë dy ditëve në vijim Eshton do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.
Vizita e Eshtonit në Kosovë do të zhvillohet dy ditë pas festimit të përvjetorit të pavarësisë. Pesë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën.
Gjatë qëndrimit në tre vendet ballkanike Eshton pritet të ketë takime me liderët politikë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Para vizitës së saj, Kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton deklaroi se Ballkani Perëndimor është prioritet i lartë në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, dhe se Brukseli mbetet i përkushtuar për perspektivën evropiane të gjithë rajonit, por stabiliteti i konsoliduar dhe progresi drejt BE-se mbetet pergjegjesi e krereve te shtetit dhe te popullit ne rajon
Në prag të vizitës në Kosovë, Eshton theksoi se në Prishtinë ajo do të diskutojë “përparimin në rend dhe ligj, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar si dhe qeverisjen e mirë”.
(s.g/BalkanWeb)