E Diel, 1 Nëntor 2026

De Kermabon: EULEX-i mision teknik, jo politik

 

PRISHTINE-Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Yves de Kermabon, deklaroi se misioni i EULEX është teknik dhe jo politik. De Kermabon, në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti deklaroi se ky mision vepron në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai ka shtuar madje se – puna e tij si shef i këtij misioni në Kosovë nuk është të kërkojë mendimin e OKB-së për ligjshmërinë e EULEX-it - pasi që, “ai është shef i një misioni teknik, dhe jo politik”.
Në një intervistë për “Veçernje Novosti” Kermabon tha gjithashtu se është i gatshëm të udhëtojë në Beograd, për të shpjeguar më mirë mandatin e EULEX-it. "Jam i gatshëm të udhëtojë në Beograd për ta shpjeguar mandatin e EULEX-it. Dëshiroj t’i potencoj përparësitë dhe përfitimet e shumta që do t’i kenë, sidomos pakicat, nëpërmjet sundimit të ligjit”, ka thënë Kermabon.

Sipas tij, ka sinjale pozitive nga Beogradi, kur bëhet fjalë për pranimin e EULEX-it. "EULEX është një mision teknik që punon për të gjithë banorët në Kosovës”, theksoi De Kermabon, duke shtuar se, ky mision për momentin ndodhet në fazën e shtrirjes, në mënyrë që në muajin dhjetor - të mund të jetë operacional. Nje ditë më parë edhe Përfaqësuesi i lartë i BE, Havier Solana deklaroi se EULEX pritet të dislokohet ne dhjetor ne Kosove.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›