E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jung: Gjermania dhurate 7 milionë euro për Forcat e Sigurisë së Kosovës

 

PRISHTINË- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Josef Jung, siguroi gjatë një takimi mbrëmjen e djeshme kryeministrin Hashim Thaçi se vendi i tij do të ndihmojë Kosovën në fushën politike, ekonomike dhe ushtarake.
"Gjermania do të mbështesë procesin e krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)", pohoi Jung. Për këtë qëllim Jung tha se vendi i tij do të dhurojë 7 milionë euro. Kjo pohohet edhe nga zyra per shtyp e kryeministrit Thaci.
Jung theksoi se Gjermania do të ndihmojë Kosovën edhe në kuadër të EULEX-it.
Gjatë vizitës në Kosovë, Ministri i Mbrojtjes, Jung zhvilloi një takim edhe me presidentin Fatmir Sejdiu dhe vizitoi kontingjentin gjerman të KFOR-it në Prizren. Në takim mori pjesë edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›